Admirim Kala: Ja prova sesi policia godet anëtarët e LSI (VIDEO)
Admirim Kala, kandidat i për deputet i LSI-së në Elbasan ka publikuar me fakte dhe prova të vërtetën e incidentit në Gramsh, ku policia arrestoi një aktivist të LSI-së.
Në videon e publikuar nga Admirim Kala tregohet e kundërta e variantit më të cilën mediat e PS-së kanë mashtuar opinionin publik. Në video duket se janë militantët e PS-së ata që provokojnë dhe sulmojnë mbështetësit e LSI dhe jo e kundërta. Ajo që bie në sy është qëndrimi i policisë, e cila në vend të arrestojë autorët e sherrit kap përfaqësuesit e LSI-së.
https://www.facebook.com/661546737369100/videos/676516392538801/
Postimi i plotë në Facebook i Admirim Kala:
Unë Admirim Kala, kandidat për deputet në Qarkun e Elbasanit nën siglën e LSI-së, denoncoj ashpër qëndrimin dhe veprimet e policisë ndaj mbështetësve të forcës politike që unë përfqësoj.
Një natë më parë në lokalin që administroj unë dhe familja ime kanë mbërritur disa të rinj të FRESSH me në krye shtetasin Enis Zani për të shpërndarë fletushkat e fushatës së tyre. Edhe pse jam kandidat i LSI-së unë nuk kam lejuar që asnjë forcë politike të shpërndajë materiale propagandistike në ambientet e lokalit që menaxhoj së bashku me familjen time. Por të afërmit e mi më njoftuan se dje rrreth pasdites Enis Zani së bashku të rinjtë e FRESSH-it kanë bezdisur frekuentuesit e lokalit dhe për këtë stafi i ka kërkuar që të largohen. Por ata jo vetëm nuk janë larguar nga ambientet private, por janë konfliktuar me stafin dhe familjarët e mi që ndodheshin aty. Për këtë disponoj materialin e plotë filmik të rregjistruar nga kamerat e lokalit, ku në dy kënde të ndryshme shihet qartë provokimi që Enis Zani dhe dy nga të rinjtë i kanë bërë stafit të lokalit. Sikundër shihet po kaq qartë se Aurel Qafoku, (aktivist i LSI) personi të cilin policia e Gramshit ka dashur ta shoqërojë lidhur me ngjarjen, jo vetëm nuk ka qenë prezent gjatë konfrontimit, por është shfaqur vetëm 25 sekonda ku duket qartë se është përpjekur të ç’tensionojë situatën. Pra siç mund të shihet qartë roli i shtetasit Aurel Qafokut është tërësisht korrekt, dhe tentativa e Policisë së Gramshit për ta proçeduar është tërësisht tendencioze dhe e qëllimshme. E theksoj, tendencioze.
Por “trimat” e FRESSH-it me në krye Klodi Tacen, kryetarin e PS-së së Gramshit nuk janë mjaftuar duke provokuar frekuentuesit e lokalit dhe mbështetësit e LSI-së. Nipi i tij, Eno Sadik Tace, banues në Tiranë, i cili javët e fundit është vendosur në Gramsh, është përplasur fizikisht edhe me mua. Pasi kam folur në telefon me kryetarin e PS-së së Gramshit për të sqaruar situatën, nipi i tij së bashku me persona të tjerë të dyshuar me preçedentë penal më janë afruar dhe më kanë goditur. Ngjarje e cila ende nuk është marrë në konsideratë nga policia që në çdo rast është e gatshme të penalizojë çdo qytetar që njihet si mbështetës i LSI-së, edhe kur nuk janë absolutisht të përfshirë në konflikt.
Ndaj per këtë rast ftoj median por edhe policine e rrethit të vijë e të shqyrtojë faktet, materialin filmik që e keni bashkangjitur. Gjej rastin të paralajmërojë edhe njëherë drejtuesit e PS-së dhe ata të Policisë së Qarkut të qëndrojnë larg militantëve dhe mbështetësve tanë sepse jo kërcënimet por dhe provokimet e tyre nuk na stepin. Ne jemi të gatshëm të përballemi me të gjithë ata që me mendjen e tyre të errët mendojnë se mund të na përkulin përballë presioneve dhe dhunës policore. I siguroj mbështetësit tanë në qarkun e Elbasanit dhe në Gramsh se sot jemi më të fortë se kurrë dhe jemi vetëm pak ditë larg fitores sonë.
https://www.facebook.com/661546737369100/videos/676516375872136/