Adriana Lima shkëlqen në Nju Jork

Adriana Lima shfaqet edhe njëherë e jashtëzakonshme në Nju Jork. Bukuroshja 34-vjeçare ka marrë pjesë në një aktivitet promovimi për parfumin më të ri të Marc Jacobs.
Lima ka ndryshuar dy herë veshjen e saj. Fillimisht ajo ishte me një fustan të gjatë, të zi, ndërsa në dorë mbante edhe një çantë, ndërsa veshja e dytë, ishte një fustan i bardhë dhe i gjerë.
Nëna e dy fëmijëve vazhdon të jetë shumë tërheqëse dhe njëra ndër më të kërkuarat për fushatat e marketingut. Përpos faktit që ishte një ëngjull i “Victoria Secret”, ajo në të njëjtën kohë ka bashkëpunuar me “Armani”, “Louis Vuitton”, “Versace”, etj.
Sa i përket jetës personale, modelja ishte martuar me lojtarin e NBA, Marko Jaric në ditën e Shën e Valentinit në vitin 2009.
Në të njëjtën vit, ata u bënë prindër të vajzës së parë, Valentina, ndërsa vajza e dytë, Sienna erdhi në jetë në shtator të vitit 2012. Pas pesë vitesh martesë, çifti i famshëm njoftuan se po divorcoheshin.

SHKARKO APP