Afrika e Jugut, gazetari i grabitet telefoni gjatë transmetimit “live”

Mundet që në Shqipëri grabitjet të jenë kthyer në modë, por ndodh grabitja më e pabesueshme në Afrikën e Jugut.  Një gazetar i njohur afrikano – jugor ka rënë pre e grabitjes me armë nga dy persona mbrëmjen e së martës në Johanesburg, në një moment kur ai  po raportonte drejtpërdrejt për mbërritjen e presidentit të Zambias, në një spital lokal.  Grabitësit mundën t’i marrin vetëm telefonin celular. Pas këtij rasti të veçantë grabitjeje, janë vënë 5500 euro shpërblim nga policia për informacionet për kapjen e grabitësve.

SHKARKO APP