Agjencia e Trajtimit të Pronave ofron shërbime të reja në portalin e- Albania
Portali e-Albania vijon me shtimin e shërbimeve të reja elektronike për qytetarët dhe biznesin shqiptar. Së bashku me shërbimet si certifikatat online, kartat e shëndetit, vërtetim pensioni,…etj, apo shërbime të tjera, do të keni mundësi të gjeni edhe shërbime të Agjencisë së Trajtimit të Pronave.
Kështu, qytetarët mund të marrin dokumentacione shtesë apo të kërkojnë sqarime falë linqeve të mëposhtme të ofruara online;
1- Ankesë dhe trajtim i dosjes me specialistin përkatës pranë ATP :
https://e-albania.al/sherbimi.aspx?kodi=12412
2- Kërkesë për statusin dhe problematikat e shqyrtimit të dosjes :
https://e-albania.al/sherbimi.aspx?kodi=12413
Kjo është parë si një mënyrë e mirë për të lehtësuar dërgimin e kërkesave dhe përshpejtuar marrjen përgjigjeve të tyre.
Procedura që qytetarët duhet të ndjekin është e thjeshtë dhe mjafton të dërgojnë kërkesën e tyre online për marrjen e informacionit. Kur kërkesa është e rregullt, ajo shqyrtohet nga specialistët dhe qytetarit të interesuar i kthehet përgjigje brenda një afati kohor prej 30 ditësh.
Në rastet kur përgjigja kërkohet edhe në letër, qytetari duhet të paraqitet në sportelet e Agjencisë së Trajtimit të Pronave. E njëjta procedurë funksionon edhe për kërkesat e parregullta ose në rastet kur qytetarët kanë ankesa lidhur me dosjet që ka në shqyrtim ATP-ja.