Agroturizëm Alpeta në Roshnik, Rama poston fotot magjike: Kontribut në zhvillimin e qëndrueshëm rural

Agroturizmi po fiton gjithnjë e më shumë rëndësi si një shtyllë e zhvillimit ekonomik dhe social në rajone të ndryshme të vendit, duke krijuar vende pune dhe duke forcuar ekonominë rurale.

Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook pamje të mrekullueshme nga Agroturizmi Alpeta në zonën e Roshnikut, Berat, duke e vlerësuar si një shembull të spikatur të suksesit në këtë sektor. ”Agroturizëm Alpeta, në Roshnik të Beratit, aty ku natyra dhe shija bashkohen, dhe ku çdo produkt, nga frutat dhe perimet deri te mishi, vjen drejtpërdrejt nga ferma”,-shkruan Rama.

Sipas tij, iniciativa të tilla nuk promovojnë vetëm bukuritë natyrore dhe traditat kulinare shqiptare, por edhe zhvillimin e qëndrueshëm të zonave rurale. Agroturizmet kanë një rol kyç në krijimin e një zinxhiri të integruar prodhimi, duke lidhur fermerët direkt me konsumatorët dhe duke rritur vlerën e produkteve vendase. Ky model kontribuon në rritjen e të ardhurave të komuniteteve lokale dhe në hapjen e vendeve të reja të punës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?