Ahmet Zogu: Europa ka dy budallenj që po flenë gjumë…

Kjo që shihni në foto është kopertina e gazetës së njohur amerikane, “San Francisco Chronicle”.

Në edicionin e saj të datës 10 prill 1939, pak ditë pasi Italia fashiste kishte pushtuar Shqipërinë dhe mbreti Zog ishte larguar në mërgim, ajo i kushtonte një prej kryeartikujve të saj pikërisht mbretit Zog.

“Zogu thotë: “Europa ka dy budallenj, dy të çmendur”. Zogu është mbreti në mërgim i Shqipërisë, që nuk i mban për vete opinionet e tij. “Në Europë janë dy të çmendur, që po shqetësojnë mbarë botën- Hitleri dhe Mussolini. Në Europë janë edhe dy budallenj që po flenë- Chamberlain dhe Daladier”.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky është paragrafi i publikuar nga gazeta, ku Zogu i referohet dy diktatorëve, atij gjerman dhe atij italian, ndërsa për ‘budallenjtë që po flenë gjumë’, i referohet kryeministrave të Britanisë dhe Francës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?