Ahmetaj: Brenda 10-15 viteve nuk do blemë energji, do e prodhojmë vetë

Shqipëria synon që brenda 10-15 viteve të mos blejë apo importojë më energji por ta prodhojë vetë atë. Kështu u shpreh ministri i Zhvillimit Ekonomik Arben Ahmetaj, në fjalën e mbajtur në Samitin për Energjinë, Naftën dhe Gazin ““Albania Oil, Gas e Energy 2015” .

Në këtë kuadër,  Ahmetaj tha se do të rriteshin kapacitetet prodhuese të energjisë në vendin tonë si dhe paratë do të mbeteshin në Shqipëri dhe do të shkonin për qytetarët.

“Nëse shohim burimet dhe resurset në të gjithë botën unë përqendrohem tek ato në rajon. Kjo është shumë e rëndësishme, në një shtet demokratik. Prandaj siguria energjike në një periudhë kur proceset gjeopolitike në Evropë janë në një rrugë të mirë.

Po ashtu TAP është një projekt politik apo edhe ekonomik. Kur flasim për energjinë elektrike, ne kemi qenë vend importues për të paktën 1 dekadë. Por nëse bëjmë gjënë e duhur do të ketë shumë zhvillime, që brenda 10-15 vite të kemi kapacitete më të mira.

Nëse nuk do të shpenzojmë para për të blerë energji jashtë vendit tonë, është një lajm shumë i mirë sepse do të thotë se kemi kapacitete të mjaftueshme për të prodhuar energji të mjaftueshme dhe se paratë do të qëndrojnë këtu për qytetarët”, theksoi Ahmetaj.

SHKARKO APP