Ahmetaj: E them me krenari, s’kemi krizë ekonomike

Gjatë forumit të katërt financiar mes Bankës së Shqipërisë dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar që po kryen punimet në Tiranë, ministri i Financave Arben Ahmetaj deklaroi se Shqipëria e ka lënë krizën pas, por theksoi se mbeten ende disa sfidat që janë ende para.

“Përjetuam kohëra të vështira, kemi bërë rregullime të rëndësishme. E them me krenari se e kemi lënë krizën pas, pa harruar sfidat që kemi para. Qeveria do përballet me to një nga një në ditët në vijim. Qëllimi ynë rritje e produktivitetit në Shqipëri.

Kemi pasur rritje ekonomike. Kemi pasur synim të rrisim eksportet. Në vitin 2015 Shqipëria rezultate të mira, vendi i 2 eksportues pas Malit të Zi. Në vazhdim do përpiqemi të jemi gjithnjë e më të efektshëm. Kemi mbështetur politika efikase në mënyrë që të kemi rritje të kërkesave. Kemi pasur rritje të PBB-së”, tha Ahmetaj.

Ndërsa Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko tha se Shqipëria po ndjek politikat e përcaktuara nga FMN.

 

SHKARKO APP