Ahmetaj: Konfirmohet rritja ekonomike

Ministri Arben Ahmetaj nëpërmjet një statusi në FB ka deklaruar se është konfirmuar trendi i rritjes ekonomike.

Ahmetaj thotë se arritja e objektivit vjetor është tërësisht i mundur, duke u bazuar te shifrat që flasin pozitivisht.

“Tremujori i dyte konfirmoi serish trendin e konsoliduar te rritjes ekonomike, mbeshtetur nga aktiviteti i shtuar ekonomik dhe konsumi. 3.2%, eshte nje shifer inkurajuese, por edhe nje fakt me shume se objektivi yne per nje rritje vjetore ne kufirin 3.4-3.5% ne 2016, eshte teresisht i mundur!”, shkruan ai në FB.

SHKARKO APP