Ahmetaj: Kufiri me Kosovën, të mos ekzistojë fare

Në mbledhjen e dy qeverive që po mbahet në Prishtinë ka mbajtur fjalim edhe ministri i Financave të Shqipërisë, Arben Ahmetaj.

Ai ka thënë se shkëmbimi i  përvojave mes dy vendeve është shumë i rëndësishëm për zgjerimin e bashkëpunimit mes dy ministrive.

Teksa marrëveshjet për Kosovën dhe Shqipërinë në fushën e tregtisë do të përshijnë :Dy udhëzime për  zhdoganimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale si dhe lehtësira të shumta për eksportin dhe importin e Kosovës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kosova njëri ndër partnerët tanë kryesorë në tregti, për këtë arsye po punohet për eliminimin e kontrolleve të dyfishta që bizneset të mos harxhojnë më shumë se një orë kontrollim në kufi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dogana  e Durrësist do të bëhet e  përbashkët edhe për Kosovën, që kufiri i Morinës të mos ekzistojë fare.

Po ashtu do të ketë edhe risi edhe në shkëmbime elektronike për transaksione tregtare”, ka theksuar Ahmetaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?