Ahmetaj në Vjenë: Integrimi rajonal tregtar, sfida jonë

Ministri i Financave, gjendet sot në Vjenë ku merr pjesë në Konferencën e Bankës Botërore “Plani i Përbashket i Veprimit për integrimin tregtar dhe të transportit në Ballkanin Perëndimor”.

Në fjalën e tij, ministri Ahmetaj tha se sfida e ekonomisë dhe e qeverisë shqiptare është integrimi rajonal tregtar.

“Falenderoj Banken Boterore qe ne tre vitet e fundit ka dhene nje kontribut te jashtezakonshem per te ndryshuar qasjen tone, duke na kujtuar se ne te shkuaren, si rajon, kemi qene ne qender te vemendjes per arsyet e gabuara. Jemi fokusuar te bejme gjerat e duhura per vendet tona. Kemi hyre ne nje rruge reformash strukturore dhe axhustimi fiskal. Eshte e veshtire, por e domosdoshme. Ekonomia shqiptare ka pershpejtuar ritmin e rritjes krahasuar me 2013, jemi mbi mesataren e rajonit, por aspak mjaftueshem ne raport me objektivat per konvergjence me BE. Sfida jone eshte integrimi rajonal tregtar. Edhe pse nen CEFTA, secili vend eshte treguar shume i zgjuar per te gjetur instrumente qe kthehen ne barriera te buta per njeri tjetrin. Ketu duhet te konsiderojme riskun e madh te grupeve te vegjet lobuese ne rajon”, tha Ahmetaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?