Ahmetaj neVienë: Reformat po nxjerin nga kriza ekonominë shqiptare

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj thotë se politikat e qeverisë shqiptare për garantimin e stabilitetit makroekonomik dhe financiar në vend, kontrollin e financave publike, objektivat për borxhin publik e deficitin, janë të lidhura me reformat e mëdha në sektorë të rëndësishëm si energjia, pensionet, reforma administrativo­territoriale apo ajo në drejtësi. Ai iu referua zhvillimeve kryesore tëekonomisë shqiptare, duke u ndalur tek reformat aktuale të ndërmarra në kuadër të Programit të Qeverisë shqiptare me FMN dhe Bankën Botërore. Sundimi i ligjit dhe shteti i së drejtës janëfaktorë të rëndësishëm për klimën e biznesit në vend dhe tërheqjen e investimeve të huaja direkte. Ministri foli për hapat që Shqipëria ka bërë në Raportin e DoingBusiness dhe masat që po merr për mbështetjen e sipërmarrjes dhe paketat nxitëse sektoriale Ahmetaj ishte ftuar të merrte pjesë në Konferencë së bashku me përfaqësues të tjerë të nivelit tëlartë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, BankaBotërore, Komisioni Evropian dhe qeveritë e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ahmetaj diskutoi në Panelin e dytë me temë: “Politikat makroekonomike dhe reformat strukturore”, së bashku me Ministrin e Financave të Serbisë Dusan Vujovic dhe Drejtorin e Përgjithshëm për Marrëdhëniet Ekonomike dhe Financiare Ndërkombëtare në Komisionin Evropian të Ekonomisëdhe Financave (EKFIN) PeterBekx. 

SHKARKO APP