Ahmetaj: Nga 1 gushti nis faza e dytë e antiinformalitetit

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, deklaroi në një konferencë për media se aksioni kundër informalitetit ka sjellë rezultate pozitive.

Sipas ministrit janë lehtësuar procedurat për sipërmarrjen dhe janë mbledhur 120 milionë dollarë më shumë. Ahmetaj shton se ka një rritje të numrit të kuponave, por paralajmëroi nisjen e fazës së dytë në terren që nga 1 gushti.

“Statistikën nuk i ndajmë me lumturi por me përgjegjshmëri, pasi faza e dytë vazhdon. Duke filluar nga 1 gushti verifikim në terren të situatës së kuponëve. Ndërkohë që kemi shpallur një fushatë intensive për thjeshtimin e procedurave”, tha Ahmetaj.

Sa i takon kasave fiskale, ministri shton: “Numri i tyre është akoma shumë i madh, duhet një punë jashtëzakonisht e madhe në terren për të verifikuar pse nuk transmetojnë është situatë teknike apo evazioni. Të intensifikojmë punën”.

SHKARKO APP