Ahmetaj: Nuk ka falje detyrimesh, por hiqen gjobat dhe interesat

Qeveria po diskuton për faljen e gjobave dhe interesave për detyrimet tatimore të periudhës janar 2011-dhjetor 2014. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj deklaroi të hënën se nuk do të ketë falje të detyrimeve tatimore për periudhën 1 janar 2011- 31 dhjetor 2014, por do të ketë një lehtësi për detyrimet e papagauar që nënkuptojnë faljen e gjobave dhe interesave.

“Kush paguan detyrimin ka mundësi t’i ulet interesi e t’i fshihet gjoba. Kush nuk e paguan do t’i mblidhet detyrimi me forcë në bazë të të gjithë instrumentave ligjore”, sqaroi Ahmetaj.

Duke folur për mediat pas prezantimit të ndryshimeve në ligjin për procedurat tatimore në Komisionin Parlamentar të Eknomisë dhe Financave, ministri Ahmetaj tha se edhe sot në komision u diskutua forcimi i instrumentit mbledhës të borxhit të keq.  Gjatë prezantimit në Komision, Ahmetaj bëri të ditur se borxhi i pambledhur llogaritet rreth 1.4 miliard lekë.

Lidhur me rritjen e pagës minimale, premtuar nga Kryeministri Edi Rama, ministri Ahmetaj tha se bëhet fjalë për pagën minimale në administratën publike. Edhe ministri Ahmetaj premtoi se ka një plan për rritje të konsiderueshme të pagës minimale në sektorin publik.

I pyetur për diskutimet që po kryhen me misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili që prej datës 20 tetor po zhvillon një vizitë në vendin tonë, ministri Ahmetaj tha se ende nuk ka një draft final të p/buxhetit dhe paketës fiskal, pasi palët janë në diskutime.

SHKARKO APP