Ahmetaj: Rritja ekonomike sivjet +3.4%

Qeveria parashikon që rritja ekonomike për vitin 2016 të jetë +3.4%.

Kjo u pohua nga ministri i Financave, Arben Ahmetaj, sipas të cilit reformat po japin efektet.

Ahmetaj tha gjithashtu se ekonomia ka hedhur pas krahëve krizën dhe është futur në një trend rritës.

“Statistikat e fundit flasin qartë për trendet pozitive të ekonomisë. Parashikojmë që rritja ekonomike për 2016 të jetë 3.4 përqind dhe janë të gjitha gjasat që viti 2017 të jetë një vit më i mirë ekonomik”, tha ministri.

Ahmetaj deklaroi se lufta kundër informalitetit po vijon dhe po funksionon, ndërsa foli edhe për konsolidim të konsumit nga ana e qytetarëve.

SHKARKO APP