Ahmetaj: Rritja mesatare e pagës së mësuesve 10%

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj deklaroi sot se qeveria ka vendosur të rrisë pagat e mësuesve, ashtu sikurse edhe të gjithë punonjësve të administratës dhe pensionet.

Gjatë një takimi publik me punonjës të sistemit arsimor, ku i pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama, ministri Ahmetaj tha se rritja do të jetë mesatarisht 10%.

“Për herë të parë, -tha ai, -do të kalojë në rritje reale, rritja në 2009-2013 nuk e kapi dot nivelin e inflacionit”.

“Rritja e pagave e pensioneve në të kaluarën, janë bërë me rritje borxhi. Rritja e pagave e pensioneve kanë krijuar më parë borxh në kurriz të fëmijëve”, u shpreh gjithashtu ministri, duke shtruar se për herë të parë në vitin 2017, rritja e pagave dhe pensioneve nuk krijon borxh të ri.

“Përkundrazi, -vijoi Ahmetaj, -ne do ta ulim me të paktën 1 % borxhin publik në 2017-n”.

SHKARKO APP