Ahmetaj: Të krijohet treg i hapur rajonal, ja synimi ynë brenda këtij mandati

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj ka zhvilluar një takim me 300 biznese të huaja në Tiranë në Konferencën e Dhomave të Tregtisë. Gjatë fjalës së tij Ahmetaj tha se duhet të krijohet një treg u hapur rajonal ku të gjitha tarifat të shkojë drejt uljes. Ministri u shpreh se synimi i qeverisë mbetet rritja ekonomike me 5,5 deri në 6% në fund të këtij mandati.

“Qasja jonë është që të krijojmë një treg të hapur rajonal ku të gjitha tarifat të shkojnë drejt uljes dhe zhdukjes. Perspektiva e vendeve të rajonit duhet të shkojë në një treg të konsoliduar dhe të hapur për investitorët. Shqipëria do jetë vendi me rritjen më të madhe ekonomike pas Rumanisë. Në fokusin tonë është ulja e borxhit publik. Synimi ynë mbetet rritja ekonomike me 5,5 deri në 6% në fund të këtij mandati. Reformat kanë qënë të vështira, por të nevojshme. Shënuam një rekord për investimet e huaja në vitin 2016. Po diskutojmë me sipërmarrjen paketën fiskale për vitin 2018”- tha Ahmetaj.

 

 

SHKARKO APP