Ahmetaj: TVSH do të shtrihet deri te bizneset me xhiro 2 milion lekë
Ministri i Financave Arben Ahmetaj deklaron se në regjimin e TVSH-së do të përfshihen bizneset që kanë xhiro 2 milion lekë. Këtë deklaratë Ahmetaj e bëri gjatë takimit me Dhomën Amerikane të Tregtisë, në kuadër të diskutimeve që po zhvillohen për paketën e re fiskale dhe për aksionin anti-informalitet.
Po ashtu, Ahmetaj foli edhe për pritshmëritë e buxhetit 2018 dhe paketën e re fiskale. Ahmetaj tha se draftet kanë kaluar në qeveri dhe presin miratimin. Sa i përket parashikimeve, minisitri i Financave tha see në buxhet parashikohet një ulje e borxhit publik