Ahmetaj: Vendi iu largua skenarit grek. Kthesa e ekonomisë nisi që në 2016,

Viti 2016 shënoi kthesën që i dha mundësinë qeverisë t’u thotë shqiptarëve se lanë mbrapa krizën dhe se vendi u largua njëherë e përgjithmonë nga skenari grek.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj duke marrë fjalën në seancën plenare të Kuvendit ku po diskutohet buxheti faktik i vitit 2016 deklaroi se, ky vit po ashtu me performancën e vet ekonomike e fiskale, ndau dy kohë, korrektoi gjithë trashëgiminë e lënë me borxhet dhe ritmet rënëse të zhvillimit ekonomik, duke vendosur parametrat makroekonomik në shina.

Ministri Ahmetaj vlerësoi 2016-ën si të parin vit në 25 vite që është mbyllur me sufiçit buxhetor.

“Në aspektin social 2016, ishte viti i avancimit të paketës së solidaritetit për 640 mijë pensionist dhe 220 mijë familje me ndihmë ekonomike, familjet e përmbytura dhe fermerët e dëmtuar të lënë pas dore për vite e vite me radhë”, theksoi ministri.

Investimet, theksoi ministri ishin gjeneratori kryesor i rritjes ekonomike. “Kemi rritjen e numrit të të punësuarve me 6.1%. 65 mijë të punësuar të rinj u regjistruan në vitin 2016, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të punësuarve në 650 mijë”, u shpreh kreu i financave publike.

“Viti 2017 dhe p/buxheti i viti 2018 janë faktet më të mira se edhe përmes një marrëveshjeje monitoruese me Fondin Monetar Ndërkombëtar borxhi publik vazhdon të ulet, përgjegjësi kjo e kësaj maxhorance”, deklaroi Ahmetaj.

SHKARKO APP