Ahmetaj: Zona ekonomike me tatim-fitimi zero për biznesin

Qeveria do të propozojë së shpejti një ligj të ri për zonat ekonomike, që do të parashikojë ofrimin e lehtësive fiskale për një afat 10 vjeçar.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj, tha sot gjatë një takimi të Dhomës Amerikane të Tregtisë, se, për pesë vitet e parë tatimi mbi fitimin në këto zona do të jetë 0. Së shpejti, Ministria e Zhvillimit Ekonomik do të nisë procedurën për shprehje interesi, me qëllim identifikimin e subjekteve të interesuara për të zhvilluar zonën e parë ekonomike. Ministri Ahmetaj shpalli për herë të parë zyrtarisht një shifër të rritjes ekonomike për vitin 2014, që , sipas tij, ishte 2.1%. Ai tha se reformat qeveritare ishin faktor përcaktues në kthimin e një rritjeje më të lartë ekonomike gjatë vitit të kaluar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?