AKEP: Celularët, së shpejti me shërbim 4G

Në fillim të muajit mars të këtij viti, do të çelet tenderi për të futur shërbimin 4G në tregun e telefonisë celulare në vend. Një fakt të tillë e ka pohuar dje vetë kreu i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), Pirro Xhixho, gjatë një seance dëgjimore në komisionin parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese dhe Tregtisë. Duke pretenduar se përgjatë këtij viti, AKEP të shpërndajë teknologjinë e komunikimit 4G, ndërsa thuhet se tashmë operatorët celularë që operojnë në vend në telefoninë e lëvizshme kanë breza frekuencash që e përballojnë këtë rrjet. "Nga sfidat e 6-mujorit të parë për të kaluar në një organizim total të brezit 909-1800 mgHz që lidhet me 4G dhe kalimin në sisteme përdorim frekuencash për neutralitet teknologjik duke hequr kufizimin që është sot në përdorimin e këtyre brezave", pohoi ai para deputetëve. Nga ana tjetër, duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve, Xhixho, tha se masat e marra nga institucioni i AKEP-it kanë ndikuar direkt në uljen e çmimeve të telefonisë gjatë vitit 2014. Dhe duke bërë konkretisht një prezantim të situatës dhe duke e krahasuar atë me situatën sesi është gjetur ky institucion, ai ka theksuar se dikur vendi ynë ishte mbi çmimet mesatare të Bashkimit Evropian, por sot sipas tij, ne jemi nën mesatare. Ndërsa duke shpjeguar vendimin për njësimin e tarifave celulare, ai argumentoi se ai synon t’i hapë rrugë konkurrencës së drejtë. “Aktualisht po shqyrtohen ankesat e kompanive në lidhje me njësimin e tarifave, por nuk jemi tërhequr nga vendimi i marrë”, tha kreu i AKEP-it. Kujtojmë njësimi i tarifave të telefonisë celulare brenda dhe jashtë rrjetit ka hyrë në fuqi. Kjo do të thotë se tarifa e komunikimit do të jetë e barabartë si brenda një operatori, edhe në thirrjet drejt operatorëve të tjerë. Bazuar pikërisht në vendimin nr. 2522 të vitit të kaluar, sipas të cilit përcaktoheshin rregulla të reja në tërësi për aktivitetin e operatorëve të telefonisë së lëvizhme në vend. “Të katër operatorët celularë, si pjesë të detyrimit të mosdiskriminimit, do të kenë detyrim që tarifat e thirrjeve me pakicë të mos kenë dallim on-net/off-net dhe kjo përfshin jo vetëm tarifat e paketave standarte, por edhe oferta/promocionet, si dhe sasitë e minutave të përfshira në pagesa fikse/oferta”, kujtojmë se përcaktonte vendimi i AKEP-it. Duke shtuar më tej se tarifat e thirrjeve drejt rrjeteve të tjera celulare kombëtare nuk duhet të jenë më të larta se tarifat e thirrjeve brenda rrjetit, si dhe sasia e minutave brenda rrjetit të përfshira në oferta/pagesë fikse të paketave tarifore nuk duhet të jetë më e madhe se sasia e minutave drejt rrjeteve të tjera celulare kombëtare. Për të kaluar gjithashtu në detaje se tarifat e terminimit të tre kompanive të para celulare, duke filluar nga data 1.12.2014 do të reduktohen në 1.48 lek/minutë që përbën tarifën mesatare benchmark për vendet anëtare dhe kandidate në Bashkimin Evropian që kanë aplikuar LRIC të pastër në vitin 2013. Ndërsa tarifa e terminimit në rrjetin e katërt celular, është caktuar se do të qëndrojë 6.52 lekë/minutë deri në një vendim tjetër të AKEP-it.

 

DETYRIMET

 

“AKEP propozon që të vendosë detyrime për operatorët celularë sa i përket rishikimit të tarifave të planeve standarde dhe përdorimit të ofertave:

– Secili operator celular duhet që në muajin janar të çdo viti të paraqesë në AKEP tarifat e planeve standarde dhe ndryshimet e kryera në vitin paraardhës;

– Ofertat/promocionet apo skontot e përkohshme në tërësi:

duhet të kenë afat vlefshmërie të përcaktuar qartë që në fillim të aplikimit dhe jo më të gjatë se 3 muaj.

– Operatori nuk duhet të paraqesë të njëjtën ofertë me emër të ndryshuar kur elementi kryesor i saj nuk ka ndryshuar;

– Skontot në oferta që zgjasin më shumë se 3 muaj duhet të përfshihen në paketat/tarifat standarde

– Këto përcaktime të mësipërme do të jenë detyruese për operatorët celularë duke filluar aplikimin e tyre nga data 1.01.2015, për të dhënë kohën e mjaftueshme për operatorët celularë që të kryejnë ri-koonfigurimin e paketave tarifore dhe ofertave/paketave opsionale.

SHKARKO APP