AKEP: Deri më 30 maj të largohen kabllot ajrore nga shtyllat elektrike

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) i ka kërkuar bizneseve që ofrojnë shërbimin e internetit, që brenda datës 30 Maj 2015, të jenë eleminuar të gjitha lidhjet që mbeshteten ne rrjetin elektrik.

Në një njoftim të publikuar në faqen e saj zyrtare, AKEP ben të ditur se, në zbatim të ligjit “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, nisur nga realiteti i shëmtuar dhe i rrezikshëm për jetën e qytetarëve, i mbështetjes nga sipërmarrësit të cilët ofrojnë rrjete dhe shërbime të komunikimeve elektronike, dhe kabllove ajrore në shtylla elektrike të çdo tensioni, grupet e interesit duhet të ndërmarrin iniciativën e ndërhyrjes emergjente për marrjen e masave për çinstalimin e këtyre kabllove, si dhe detyrimin e sipërmarrësve që t’i vendosin ato në përputhje të plotë me kushtet teknike .

Në kontekst të veprimeve të përbashkëta dhe mirkuptimit mes palëve, OSHEE-së dhe AMA-s gjithashtu i propozohet marrja bashkërisht e masave të informimit paraprak të të gjitha subjekteve (sipërmarrësve dhe operatorëve kabllorë) që gjenden në kabllo ajrore të mbështetura në shtyllat elektrike të çdo tensioni, që brenda një afati jo më të gjatë se 2(dy) javor, këto subjekte të angazhohen dhe veprojnë sipas përkatësië, për largimin vullnetar të kabllove ajrore, citohet ne njoftimin e AKEP-it.

SHKARKO APP