Aksident në aksin Klos–Burrel, dy vajza të pl*gosura jashtë rrezikut për jetën

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Klos–Burrel,  ku një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Aksidenti u pikas nga drejtues të tjerë mjetesh që udhëtonin në këtë segment,  të cilët njoftuan menjëherë policinë dhe ambulancën.

Në vendngjarje mbërritën shërbimet e emergjencës,  duke bërë të mundur transportimin e dy vajzave që ndodheshin në automjet drejt spitalit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas burimeve mjekësore,  të plagosurat janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin trajtimin e nevojshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia e Matit ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Sipas të dhënave paraprake,  dyshohet se aksidenti është shkaktuar nga humbja e kontrollit nga drejtuesja e mjetit,  ndërsa nuk përjashtohet mundësia që shpejtësia të ketë qenë faktor ndikues.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?