Aksident në Fier/ 17-vjeçari me “Land Rover” përplas këmbësorin, i plagosuri në gjendje të rëndë
Lajme E Diel, 24 Gusht 2025 12:09
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Fier, në kryqëzimin pranë shkollës së muzikës. Një automjet tip “Land Rover”, i drejtuar nga një 17-vjeçar, ka përplasur një këmbësor 35-vjeçar që po kalonte rrugën.
I plagosuri është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal Fier në gjendje të rëndë, me rrezik për jetën. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe po vijon hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.
KOHA JONË SONDAZH

