Aksident tragjik, humb jetën futbollisti
Ylli i Afrikës së Jugut, Ntuthuko Radebe ka vdekur pas një aksidenti me makinë.
Mbrojtësi i skuadrës belge, Eupen humbi jetën në moshën 23-vjeçare në një aksident automobilistik në vendlindjen e tij në Afrikën e Jugut.
Lajmi është konfirmuar edhe nga klubi belg e cila shpreh dhimbjen për këtë humbje të madhe.
“Ntuthuko Radebe, i cili gjatë 5 viteve të fundit ka luajtur për KAS Eupen ka vdekur në vendlindjen e tij në një aksident me makinë. Ky mesazh ka tronditur të gjithë komunitetin e ASK Eupen dhe na ka trishtuar shumë”, thuhet në reagimin e klubit belg.