Aksidenti i frikshëm, përmbyset minibusi me udhëtarë në Elbasan, disa të lënduar

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Elbasan. Sipas raportimeve të para, një minibus udhëtarësh ka humbur drejtimin dhe është përmbysur në aksin rrugor Elbasan-Qerret.aksident-ne-elbasan-1

Policia është sinjalizuar nga pasagjerët dhe disa ambulanca shkuan me urgjencë në vendin e ngjarjes.
Nga ana tjetër burime nga policia thonë se nga aksidenti nuk ka persona me dëmtime serioze.
“Aksidenti ndodhi në fshatin Sericë ne aksin Elbasan-Qerret, ku një minibus me 25 persona doli nga rruga. Fatmirësisht pa pasoja për jetën e pasagjerëve”, deklaron policia. Shoferi i minibusit i është nështruar testit të alkoolit dhe ka rezultuar se nuk kishte konsumuar alkool.

testi alkoolit

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 09.04.2018 në aksin rrugor Xibrakë- Qarret në fshatin Sericë një autobuz pasagjerësh me targa AA 146 TK drejtuar nga shtetasi Ardian Kasnezi, 48 vjeç banues në Elbasan ka dalë nga rruga.
Nuk ka të dëmtuar në njerëz.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të daljes së mjetit nga rruga.

SHKARKO APP