Aksion i ri në Lungomare, strukturat e paligjshme nën shenjë

IKMT, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit dhe Policia Bashkiake kanë zhvilluar sërish një aksion në zonën e Lungomares, për të vijuar operacionin e nisur gjatë muajve korrik dhe gusht për lirimin e hapësirave publike.

Pas një periudhe intensive gjatë sezonit veror, ky aksion rikthehet për shkak të konstatimit të rasteve të reja të zënies së hapësirave publike, kryesisht me struktura të paligjshme, tavolina, kioska të improvizuara dhe objekte të tjera që pengojnë lëvizjen e qytetarëve dhe këmbësorëve.

Autoritetet bëjnë me dije se çdo subjekt që nuk do të lirojë hapësirën publike brenda afatit të caktuar do të përballet me masa administrative, gjoba dhe procedura ligjore. Qëllimi i aksionit, sipas tyre, është garantimi i hapësirave të hapura dhe të aksesueshme për të gjithë, si dhe respektimi i rregullave urbanistike në një nga zonat më të frekuentuara të qytetit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?