Aktori Mehdi Malkaj: Shqiptarët kanë frikë të dalin kundër Ramës

Aktori i njohur Mehdi Malkaj është shprehur se mungesa e pjesëmarrjes qytetare në protesta në Shqipëri lidhet drejtpërdrejt me frikën për pasojat që mund të vijnë më pas, veçanërisht humbjen e vendit të punës.

I ftuar në emisionin Top Story, Malkaj deklaroi se edhe kur ai vetë ka ftuar qytetarë dhe figura publike t’i bashkohen protestave, si në rastin e protestës për Teatrin Kombëtar, shumë prej tyre kanë refuzuar, duke u shprehur se “nuk kanë punë” të dalin në shesh.

Sipas aktorit, kjo sjellje nuk lidhet me indiferencën, por me frikën reale për jetesën. “Mos të gënjejmë veten, është frikë. Këtu lozet për bukën e gojës”, u shpreh Malkaj, duke theksuar se qytetarët, sidomos ata me familje, druhen se një angazhim publik kundër qeverisë mund t’u kushtojë vendin e punës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke iu referuar mungesës së aktorëve dhe figurave publike në protesta, Malkaj tha se ekziston një presion i vazhdueshëm dhe kërcënime të heshtura nga pushteti. Sipas tij, sot nuk përdoren më forma të hapura represioni, por mekanizma më të sofistikuar frikësimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Në kohën e Enver Hoxha ishte neni 55: më shan, të burgos dhe të vras. Sot të thonë ‘fol sa të duash’, por të nesërmen e ke gjithë fisin të pushuar nga puna”, deklaroi aktori, duke bërë një paralelizëm të fortë mes frikës së dikurshme dhe asaj të sotme.

Në këtë kontekst, Malkaj vlerëson se shoqëria shqiptare ndodhet nën një presion ekonomik dhe social që e bën protestën një akt të rrezikshëm për shumë qytetarë, pavarësisht pakënaqësisë së gjerë ndaj qeverisjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?