Aktori shqiptar i infektuar me COVID, kujton vajzën e ndjerë: S’të erdha dot te varri!

Aktori Çun Lajçi, i cili ndodhet i shtruar në repartin e Pulmologjisë në Kosovë, pas infektimit me COVID, ka përkujtuar vajzën e tij të ndjerë në ditën e lindjes së saj. Me anë të një postimi rrëqethës në facebook, teksa shihet me maskë oksigjeni dhe i shtruar në spital, Lajçi prek me fjalët kur shkruan se për shkak të sëmundjes, nuk mundi dot të shkojë te varri i vajzës.

Lajçi shkruan në Facebook:

A thua hina n’gjynah, që shumë shkrova për turbukullozën tande nanë, apo Zoti deshti me m’shpërblye për kujtesën e m’ktheu n’repartin e veremlive (siç m’thoshe sa herë visha n’Pejë për vizitë) nuk di, por nata m’erri sonte n’emergjecë e ferku i sabahut m’çeli n’repartin e dr. Vllaznimit n’Pulmologji, pikërisht n’ditëlindjen tande Bubë! E sheh ime bijë, qyshë ditët s’u përngjajnë ditëve as vitët viteve? Tash nji vit m’pikoi gjak zemra që s’mujta me t’ardhë të varri n’Drelaj, se ishim të mbyllun n’karantinë, e kët vit Zoti ma çoi s’mundjen e m’lidhi për krevat e prap dy lule nuk t’i solla të guri, mes Bjeshkëve te Nemuna!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?