Aktorja e filmave për të rritur rreh të dashurin pas seksit, ja arsyeja
Rreh të dashurin pas seksit me të, pasi ai i kishte kërkuar të ikte nga shtëpia. Aktorja e filmave për të rritur Lauren Kaye Scott 23 vjeçe, e njohur me emrin e artit Dakota Skye, akuzohet për dhunë ndaj të dashurit të saj, të cilin e ka rrahur egërsisht.
Siç raporton ‘Metro’, duket se ajo u inatos me të, pas një sherri në çift.
Lauren kalonte shumë kohë në telefon dhe mbrëmjen kur kishte debatuar me të dashurin, ai i kishte vënë në dukje se edhe pas seksit gjëja e parë që bënte ishte të merrte telefonin.
I fyer nga veprimi i saj, ai i kërkoi qe të largohej nga shtëpia, duke u përballur me dhunën e egër të saj, mbrëmjen e së shtunës. Pas ngjarjes ajo u arrestua nga policia e Florida dhe ndodhet në qeli në pritje të gjykimit ndaj saj.