AKU në aksion, gjoba e paralajmërime dyqaneve të mishit e peshkut në Tiranë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, përveç aksionit për mbylljen e pikave të therjes të paligjshme dhe që nuk plotësojnë standardet e sigurisë ushqimore, në fokus ka edhe dyqanet e tregtimit të mishit dhe peshkut. Drejtoria e AKU-së Tiranë, ndërmori sot një aksion në tregun e Kombinatit, pikërisht në Rr.Llazi Miho, ku inspektoi 5 subjekte, dy prej të cilave ushtronin aktivitetin e tregtimit të peshkut dhe 3 të mishit.

Inspektorët e AKU gjobiten 3 subjekte në vlerën e 850 mijë lekëve, për mungesë të kushteve higjeno-sanitare dhe të gjurmueshmërisë, si dhe bllokuan aktivitetin e 3 subjekteve, dy tregtim peshku e një tregtim mishi, ndërkohë që u konfiskuan edhe 434 kilogramë peshk. Dy prej 5 subjekteve të inspektuara, u paralajmëruan nga inspektorët e AKU, ndërsa aksioni vazhdon në të gjithë vendin. AKU bën të ditur, se çdo subjekt i tregtimit të produkteve ushqimore, nuk do të lejohet të vazhdojë aktivitetin dhe do të penalizohet, nëse nuk siguron konsumatorin, në të gjithë zinxhirin e sigurisë ushqimore.

 

 

SHKARKO APP