Akuza e fortë e PD: Ministri Demiraj po tradhtohet nga Policia e Shtetit

Kryetar i Departamentit Politikes se Jashtme në Partinë  Demokratike, Kreshnik Çollaku bën një akuzë të rëndë ndaj Policisë së Shtetit.

Në një koment në Facebook, Çollaku shkruan se Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj është tradhtuar në punën e tij për zgjedhjet nga strukturat e Policisë së Shtetit që kontrollohen nga Rilindja.

“Ministri i Brendshem Demiraj ne krye te operacioneve per ndalimin e bandave te blerjes se votave. I sabotuar nga strukturat e policise nen komanden e Rilindjes,duket se po kryen i Vetem,nje akt heroik. A do tia dale ministri i tradhetuar nga shteti te shpetoje zgjedhjet?  Kete do ta mesojme neser. Sot ai meriton respektin dhe mbeshtetjen tone te pakufi !!!  Proud of you Dritan Demiraj”,- shkruan Çollaku.

SHKARKO APP