Akuzat e deputetes së PD: Qeveria ka rritur taksat 1.5 mln dollarë

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku akuzoi sot qeverinë se për katër vite ka rritur taksat me 1.5 miliard dollarë. Me anë të një statusi në faqen e saj të ‘Facebook’-ut, Tabaku theksoi se çdo shqiptar paguan 500 dollarë më shumë taksa.
18891619_1389985311089430_1369816473619835954_o
MESAZHI I TABAKUT
Taksimi progresiv i qeverisë rilindase i ka rritur taksat në 1.5 mld USD në fund të katër viteve; çdo fëmijë sapo lind, të rinjtë, pensionistët dhe çdo shqiptar paguan 500 USD më shumë taksa. Bizneset paguajë 50% më shumë taksa, korporatat paguajnë 50% më shumë tatim mbi dividentin, 50% më shumë taksa mbi të ardhurat e tjera dhe mbi fitimin. Qytetarët paguajnë nga xhepi i tyre gjithë pjesën tjetër të barrës së taksave dhe tarifave të ngritura duke u rënduar në konsum dhe duke pasur më pak të ardhura.

Partia demokratike, propozon vendosjen e taksës së sheshtë 9%, vendosjen e taksës 9% edhe për tatimin mbi fitimin dhe të ardhurat e tjera. Në qeverisjen e PD ne zotohemi; 0 taksim mbi dividentin dhe uljen e TVSH-së në 15%. Ne premtojmë se do të ulim taksën e qarkullimit me 24 lek/litër duke ndikuar drejtë për drejtë në uljen e çmimit të naftës në tregun vendas. Për t’i dhuruar shqiptarëve 430 mln euro më shumë në xhepat e tyre dhe që sot ua zhvat shteti!

Ne besojmë tek ekonomia e fortë, ne besojmë se liria juaj krijon një të ardhme të sigurt!
#voto6 #votopartiademokratike #EkonomieForte #ArdhmeeSigurt

SHKARKO APP