Akuzat e opozitës për strukturën e re të Kuvendit, Balla: S’mund të konsultoheshim kur nuk ishte mbledhur Parlamenti

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka folur për mediat pas takimit të kryeparlamentarit Niko Peleshi me krerët e grupeve për strukturën e re të Kuvendit. Balla iu përgjigj akuzave të opozitës, duke u thënë se nuk mund të konsultoheshin me ta për strukturën e re, kur ende nuk ishte konstituar Kuvendi.

“Kemi marrë iniciativën për ta propozuar, po ashtu kemi ftuar edhe opozitën siç është fryma e rregullores. Kryetari i Kuvendit i kërkoi grupeve parlamentare të propozojnë anëtarët e Këshillit për Rregulloren, Këshillit për Legjislacionin, të marrin jetë institucionet ku mund të takohesh me opozitën. Nuk mendoj se mund të konsultoheshim me opozitën para se Kuvendi të takohej.

Në seancën e tretë duhet të ngremë institucionet dhe për pasojë të marrim edhe vendimet. Kuvendi i Shqipërisë duhet të ketë një organizim të ri, të reflektojnë edhe momentin historik që kemi, nevojën për t’iu përqasur marrëveshjes për anëtarësimin në BE, që më në fund kemi një komision parlamentar për diasporën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Na duhet që brenda kësaj jave të shqyrtohen dekret për qeverinë dhe programin, na duhet të kemi gati konferencën e kryetarëve për të diktuar kohën e debatit. Është domosdoshmëri të kalojmë këtë etapë të parishikuar nesër, që brenda kësaj jave të mbyllim proceset e tjera”,-tha Balla.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?