Akuzat ndaj Administratorit të Njësisë 2, Gjoza: Qesharake, Tahiri t’i lërë presionet, s’më tremb dot
‘Unë jam këtu të bëj me dije të gjithë opinionin për 3 akuza të ngritura sot që unë i mora vesh në media, nga drejtoria e picisë, për një çështje që i përket vitit 2013 për regjistrim të banorëve me dokumente të falsifikuara.
Ky rast i përket para vitit 2013. Policia e ka shqu=urtuar këtë çështje dhe nuk ak aprë asnjë shkelje ligjore. Çdo qytetar është i lirë të jetojë aty ku i përmbushen interesat
Akuza e dytë më qesharakja është shkëmbimi i vendeve të punës për shkëmbim votash. Akuza e tretë po ashtu qesharake, ku më akuzojnë për marrje pjesë në fushatë elektorale. Është e vërtetë që unë marr pjesë dhe do vazhdoj të marr pjesë në fushatë elektorale mbas orës 4.
Ua tu bëj thirrje ish ministrit të brendshëm që mbolli Shqipërinë me hashash, ti lejë presionet se nuk më tremb dot. Ju do të shkoni mbas hekura, dhe jo administratori që ju shërben njerëzve. Mbas orës 4 do jem përkrahë forcës time politike. Ai u terrorizua nga mbështetja e LSI-së, ata kishin 50 veta ne 500 veta. Ndaj vjen ky kallëzim nga policia i cili mbolli dhe bahçen e vet me hashash. I bëj thirrje ministrit në detyrë të shikojë institucionet dhe të mos lërë njeri të abuzojë me to’, u shpreh Gjoza.
Ndërkohë që edhe nënkryetari i LSI-së, Luan Rama, ka akuzuar policinë e shtetit dhe drejtorin e përgjithshëm Haki Çakon se po urdhërohen dhe keqpërdoren nga Saimir Tahiri.
Rama bëri me dije se z. Elez Gjoka ka bërë denoncim në prokuori ndaj Policisë së Shtetit, të cilën e akuzon për shpërdorim detyre dhe kallëzim të rremë
Në abuzim të drejtpërdrejtë të bërë nga drejtuesit e policisë së shtetit në lidhje që ata kanë bërë përpjekje të implikojnë zotin Elez Gjoza. Kjo është një akuzë e ngritur nga asgjëja. Gjoza ka bërë denoncim në prokurori për kallëzim të rremë. Unë ftoj publikisht prokurorin e përgjithshëm të hetojë me përgjegjësinë e ligjit dhe të nxjerrë para ligjit çdo abuzues që përpiqet të përdorë institucionet për të vënë nën terror qytetarët që të mos jenë të lirë të bëjnë zgjedhjen e tyre’, deklaroi Rama.