Akuzat, reagon Çobaj: S’kam qenë sigurims, por pjesë e policisë

Pas nxjerrjes së lajmit dhe dokumenteve se Ramiz Cobaj ka qenë në Sigurimin e Shtetit ka ardhur edhe reagimi i kreut të PD-së së Shkodrës.

Në një reagim në Facebook, Cobaj sqaron se në atë kohë ka qenë punonjës i policisë së shtetit dhe konkretisht në sektorin e krimit ekonomik dhe jo punonjës i Sigurimit të Shtetit.

Sot disa media dhanë lajmin e rremë sikur unë kam punuar në sigurimin e shtetit. Sqaroj gjithë opinionin publik se ky lajm dashakeqës është krejtësisht i pavërtetë.

Unë Ramiz Çobaj kam punuar në Policinë e Shtetit në sektorin e krimit ekonomik, fakt të cilin e kam deklaruar që në vitin 2005 nëpërmjet CV-së zyrtare të paraqitur pranë Kuvendit të Shqipërisë, në kohën e marrjes së mandatit të deputetit.

Sqarimin më të plotë do e jap nëpërmjet ripublikimit të CV-së time”- shkruan Cobaj në Facebook.

SHKARKO APP