Akuzohet nga serbët për dronin, Ismail Morina shfaqet para Lidhjes së Prizrenit
Personi i dyshuar dhe i kërkuar nga serbët që ngriti dronin me flamurin e Shqipërisë Etnike mbi Beograd, në ndeshjen eliminatore ndaj Serbisë, është bërë papritur i famshëm dhe pse ende nuk është zbuluar nëse ishte ai, pra Ismail Morina, 32 vjeç,i cili banon në Itali. Por ai ka pozuar së fundmi në Prizren, para godinës historike të Lidhjes së Prizrenit, që simbolizon mbledhjen e rilindësve tanë dhe ëndrrën e tyre për krijimin e shtetit shqiptar, me të njëjtën hartë si ajo që fluturoi më 14 tetor mbi qiellin e Beogradit, ku shkruhej “Autoktonë” dhe ku shfaqeshin fytyrat historike të kombit shqiptar, Ismail Qemali dhe Isa Boletini.