“Al Jazeera”: Gjakmarrja, Shqipëria hija e zezë e traditës

Ajo mund të jetë shkaktuar nga diçka e parëndësishme si një mosmarrëveshje midis fqinjëve apo vetë familjes; një incident që kudo tjetër, mund të harrohet me kalimin e kohës, ose u lihet në dorë gjykatave për ta zgjidhur.

Por në Shqipërinë e Veriut dhe të Mesme, ende një kod i lashtë i sjelljes, njohur si Kanuni rregullon jetën për një pjesë të madhe të popullsisë, gjë e cila shpeshherë mund të shkojë deri në gjakmarrje, ku kjo përfshin brezat dhe që detyron familje të tëra të izolohen.

I përbërë nga 12 libra dhe 1,262 artikuj, Kanuni i Lekë Dukagjinit, i cili mendohet të ketë qenë një fisnik shqiptar i shekullit të 15-të, për të cilin pak dihet, u transmetua gojarisht për disa shekuj, e ku vetëm në fillim të shekullit të 20 u shtyp në letër, transmeton gazeta Express

Në fillim otomanët dhe pastaj diktatori komunist , Enver Hoxha e nxorën jashtë përdorimit. Por, megjithatë, Kanuni vazhdoi të zhvillohej paralelisht me ligjet e shtetit, duke bërë të mundur kështu, nga rregullimi ekonomik i familjes dhe deri tek normat e nderit.

“Është si të jesh i vdekur ‘

Basmir Gjeloshaj humbi babanë e tij dhe dy xhaxhallarët në një gjakmarrje. Vetëm një vit e pak, kur ai jetonte në Suedi, ka qenë i lirë, pastaj ka qëndruar i mbyllur në shtëpinë e tij që kur ishte gjashtë vjeç.

Basmir Gjeloshaj humbi babanë e tij dhe dy xhaxhallarët në një grindje në të cilën u vranë edhe dy anëtarë të një familje kundërshtare.

Ai ishte vetëm gjashtë vjeç, babai i tij u vra ishte në vitin 2001 dhe që atëherë, rrallë është larguar nga shtëpia e tij. Gjakmarrja, gjaku, peshon rëndë mbi Basmir dhe familjen e tij. Ai mundi të studionte deri në klasën e pestë, dhe kjo falë një mësuesi që vinte në shtëpinë e tij për të mësuar atë.

Motra e tij më e vogël, Drenica, ishte më me fat. Ajo ishte në gjendje të largohej nga shtëpia për të ndjekur shkollën. Por pastaj, një ditë, kur ajo ishte në klasën e pestë, një makinë e ndoqi pas atë dhe i ofroi para për ta hipur në të. Nga frika se kjo ishte një tentativë për ta vrarë atë, edhe ajo u ngujua në shtëpi.

Si shumë raste të ngjashme, familja Gjeloshaj është ende me shpresën se mund t’i shpëtojë gjakmarrjes dhe të largohet nga Shqipëri, për të ndërtuar jetën në një vend tjetër.

Dhe kur, në vitin 2012, Suedia pranoi kërkesën e tyre për azil, u duk se gjakmarrja mori fund, transmeton gazeta Express.

Por jeta e re e filluar atje ishte shumë e shkurtër. Në dhjetor të vitit 2013, qeveria suedeze I dëboi nga Suedi, pasi sipas tyre, dokumentet që i kishin marrë nga Komiteti i Pajtimit Kombëtar, një organ i ngritur për t’iu kundërvënë kanunin e Shqipërisë, ishin të falsifikuara.

“Kur isha në Suedi, shkoja në shkollë, bisedoja me studentët e tjerë dhe zija shokë, – shpjegoi Drenica. – Nuk është se kam dalë shumë, por ndihesha e lirë.”

Basmir ishte gjithashtu në gjendje të studionte në Suedi dhe kishte aspiratat për t’u bërë një mekanik, më pas të martohej dhe të niste një familje.

Tani, i kthyer përsëri në Shqipëri, 19-vjeçari e kalon shumicën e ditës në një shtrat që është shumë i vogël për trupin e tij të gjatë.

Ndërsa, nëna e tij, File, thotë: “Kjo është si të kesh vdekur edhe një herë”.

“Plaga është ende gjakderdhje”

50-vjeçari Mhill Zefi ka dy gjakmarrje që i rrinë mbi kokë. Të parën e trashëgoi nga babai i tij 20 vjet më parë dhe e dyta filloi në vitin 2009, raporton gazeta Express.

Vëllai i Gjon Mhillit qëlloi dhe vrau fqinjin për çështjen e tokës. Që atëherë, Gjoni s’ka mundur të dalë më nga shtëpia nga frika se mos bëhet shënjestër e vrasjes për hakmarrje. Edhe tre fëmijët e tij, 15 vjeç, 12 vjeç dhe 7 vjeç duhet të qëndrojnë brenda njësoj si ai.

Maria Çosaj dhe burri i saj. 70-vjeçarja thotë se ajo nuk është duke kërkuar hakmarrje për vdekjen e djalit të saj po nga ana tjetër, as nuk e pranoi kërkesën për paqe nga familje e vrasësit të tij. Si rezultat i kësaj, nipërit e saj mund të marrin hak për vrasjen e babait të tyre.

83-vjeçari Nikoll Marku është duke vuajtur një dënim me burg për vrasjen e fqinjit, që i kishte vrarë të birin.

SHKARKO APP