Alarmi: Bankat nxorrën 138 milionë euro jashtë vendit

Banka e Shqipërisë ka shpërndarë një lajm i cili ngjan më shumë si një alarm.

Bankat e nivelit të dytë, sipas BSH, kanë nxjerrë jashtë vendit 138 milionë euro në gjatë muajt e parë të vitit. Mësohet në njoftimin e Bankës, se forma e investimit që ka mbizotëruar në gjashtë muajt të parë të vitit është ajo e vendosjes së parave jashtë vendit, si “depozita në banka, institucione krediti dhe institucione të tjera financiare”.

Ky zë është zgjeruar ndjeshëm me 11% apo me 19.1 miliardë lekë në vlerë absolute (138 milionë euro), në raport me fundin e 2014-ës. Ky fenomen po ndodh në një situatë e cila tingëllon disi e habitshme, pasi interesat e euros janë negative. Sërish bankat duket se po e shohin këtë si një alternativë më të sigurt të investimit të parave të tyre.

Ndërkohë që totali i aktiveve të sistemit bankar arriti në 1.31 trilionë lekë në fund të gjashtëmujorit të parë 2015, duke shënuar një rritje me 1.5%, apo me 19.1 miliardë lekë, në krahasim me dhjetorin 2014, sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë. 

 

SHKARKO APP