Alarmi i Konfindustrisë: Po qarkullojnë sasi të mëdha parash jashtë sistemit bankar

Konfindustria shpreh shqetesimin per sasine e madhe te parave qe qarkullojne jashte sistemit bankar te vendit si shprehja me e qarte e shkalles se larte te informalitetit te ekonomise shqiptare.

“Tregues i qarte eshte fuqizimi i skajshem dhe jo i natyrshem ne nje kohe te shkurter i monedhes kombetare lek. Renia e forte e euros ne shoqeruar edhe me valutat e tjera nuk ka shkaqe te dukshme shpjeguese me tregues ekonomik normal. Ende nuk ka filluar fluksi i turisteve, qe mund te ishte nje shpjegim dhe nga ana tjeter nuk behet fjale per bum rritjesh te eksporteve shqiptare me ndikim ne bilancet tregtare te vendit. Per me shume edhe treguesit ekonomik te eurozones ne 3-mujorin e pare te vitit ishin pozitive sipas te dhenave te Bankes Qendrore Europiane”, thuhet në një njoftim të Konfindustrisë.

Sipas kësaj të fundit, shpjegim i vetem per forcimin e skajshem te lekut mund te behet ne menyre te arsyeshme me shpenzimet e medha dhe informale te fushate zgjedhore 2017 ne shkelje te qarte edhe te ligjit elektoral, qe detyron partite politike te bejne te ditur shpenzimet e tyre.

Konfindustria bën përgjegjëse Banken e Shqiperise, e cila duhej te nderhynte per te shmangur deformimet ne tregun monetar te vendit. Arsyet kryesore per sa me siper jane goditjet, qe marrin prodhimet dhe sherbimet vendore nga forcimi artificial i lekut, fuqizimi i importeve, shoqeruar edhe me mundesine per spekulime monetare.

Konfindustria vlereson, se eshte edhe detyre e agjencive te inteligjences te zbulojne se nga vijne dhe cilat jane burimet informale te financimit te partive, qe rrezikojne drejtperdrejt demokracine shqiptare dhe jo vetem ekonomine.

SHKARKO APP