Alarmi i shoqatave atdhetare thirrje të fortë: Në Luginën e Preshevës po kryhet gjenocid

Libri me poezi “Zëri im për ty Medvegjë”, u prezantua këtë të premte në Tiranë, ku i pranishëm ka qenë edhe kryetari i Asamblesë së shoqatës ”Tirana”, Shkëlqim Hajdari. Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Shkëlqim Hajdari thotë se në përfundimit të promovimit të librit, bashkë me Presidentin Moisiu, si edhe kryetarët e mbi 10 shoqatave atdhetare ranë dakord që të përgatitet një deklarate protestë publike, për gjendjen e paprecedentë që po i ndodh shqiptarëve në Luginë e Preshevës.

Postimi i plotë

Boshatisja dhe gjenocidi në Luginën e Preshevës na thonë SOS! Sot, në promovimin e librit me poezi “Zëri im për ty, Medvegjë” të poeteshës Majlinda Shaqiri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në përfundim të promovimit të librit, diskutantët, me në krye Presidentin Moisiu, si edhe kryetarët e mbi dhjetë shoqatave atdhetare e kulturore organizatore të këtij aktiviteti, duke filluar nga shoqata Tirana, Dibra, Mallakastra, Labëria, Kolonja etj.,

Swiss Digital Mobile Reklama

ranë dakord që të përgatitet një deklaratë proteste publike për gjendjen e paprecedentë që po u ndodh shqiptarëve në Luginë. Pasi të nënshkruhet nga organizatorët e këtij aktiviteti dhe nga personalitete të tjera brenda dhe jashtë vendit, ajo t’u drejtohet dy qeverive dhe dy parlamenteve të Shqipërisë dhe Kosovës, ambasadave të vendeve anëtare të BE-së, ambasadës së SHBA-së, si dhe Këshillit të Europës, Parlamentit dhe Komisionit Europian.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?