Alarmi – Moti ekstrem mund të vrasë deri në 152,000 persona çdo vit në Europë

Moti ekstrem mund të vrasë deri në 152,000 persona çdo vit në Europë deri në vitin 2100 nëse nuk merren masa për frenimin e efekteve të ndryshimeve klimaterike.

Paralajmërimi tronditës vjen përmes një studimi të Qendrës së Përbashkët Kërkimore të Komisionit Europian të publikuar në revistën The Lancet Planetary Health.

Shkencëtarët thonë se kjo shifër është krahasimisht 50 herë më e lartë se numri i vdekjeve të raportuara aktualisht.

Valët e të nxehtit do të shkaktojnë 99% të të gjithë vdekjeve të lidhura me motin, ndërkohë që pjesa jugore e Europës është edhe më e prekura.

Ekspertët i kanë vlerësuar si shqetësuese gjetjet e kësaj reviste.

Studimi mori në analizë efektet e 7 llojeve më të rrezikshme të motit dhe ndodhitë e lidhura me to në 28 vendet e Bashkimit Europian si dhe në Zvicër, Norvegji dhe Islandë.

Skuadra studioi të dhënat për katastrofat e regjistruara gjatë viteve 1981-2010 për të parashikuar vulnerabilitetin e popullsisë dhe e kombinoi këtë informacion me parashikimet sesi ndryshimet klimaterike mund të zhvillohen më tej dhe si popullsitë mund të shtohen e të migrojnë.

“Nëse ngrohja globale nuk frenohet dhe nuk merren masat e duhura, 350 milionë europianë mund të ekspozohen ndaj ekstremeve të dëmshme klimaterike çdo vit, deri në fund të shekullit,” paralajmërojnë shkencëtarët.

SHKARKO APP