Alban Dorzi shpallet kampion Europe në KickBox

Një 23-vjeçar shqiptar, Alban Dorzi, është shpallur kampion Evrope, duke mposhtur qipriotin Cihan Selcuk, në Kick Box. Shqiptari i talentuar ka triumfuar në sfidën e zhvilluar në Nuremberg të Gjermanisë, duke bërë të vetin trofeun më të rëndësishëm Evropian të “Kickboksit”.  Dorzi konkuroi për titullin kampion të verisonit “ISKA në B-Klasse”, kategoria deri në 61 kg. Pas fitimit të titullit kampion, Alban Dorzi, është shprehur: “Jam krenar për fitoren time dhe ia dedikoj atë gjithë shqiptarëve për përkrahjen. Faleminderit!”. Kampioni i Evropës në “Kickboks”, me një ndjenjë të lartë atdhetarizmi ka karrierë të suksesshme në Kickboksin amator, ndërsa së fundmi ka bërë hapin e madh në atë profesionist. Kujtojmë se ai ka edhe një sukses tjetër si Kick-boksier profesionist, ku ka fituar titullin e kampionit të Gjermanisë të versionit WMAO.

SHKARKO APP