“Albanci dhe Siptari”

Ne lajmet qendrore te njeherenjekohshme te Radio Televizionit te Serbise (RTS), kryelajmi filloi tekstualisht keshtu: “Albanci su presli granicu i plackaju Siptare…”. (Shqiptaret ne Shqiperi quheshin Albanci ndersa shqiptaret ne Kosove quheshin Siptari, qe ishte term fyes). Qe ne perkthim do te thote: “Shqiptaret nga Shqiperia kishin kaluar kufirin (ilegalisht) dhe po plackisnin Siptaret nga Kosova”.

Politika e Beogradit nuk rreshtte se na sjelluri prurje me pjellshmeri nga me imagjinativet. Ne ato prurje zinte vend ndasia shqiptare ne dy kombe: ne “Albanci” dhe “Siptari”. Tentativa serbe ishte aq tragjike sa qe u shnderrua ne qesharake.

Kaq vite pas, tentativa e dikurshme tragjike serbe qe u shnderrua ne tentative qesharake, po shnderrohet nga tentative qesharake ne ate tragjike, nga kerkesat vetshqiptare. Tani me, ne nuk kemi nevoje per ndihmen e Serbise per tu ndare ne dy kombe. Ndahemi vet. Madje shkojme pertej. Ndahemi ne “ata” dhe “ne”. “Ata” flasin gjuhe tjeter ndersa “ne” “folum” gjuhe tjeter. “Ata” “folin me gramatike” e “na” folum, folum…pa gramatike bre vlla”. “Ata” jane komb tjeter ndersa “na” “jena” komb ndryshe. “Ata” jane shqiptar“ e “na” jena kosovar”. Ata” jon “s’di qysh me thone” e “na” “jena ndryshe”. “Ata”, “kane deti, e “na” “s’kena deti, se neve naj kan kall shkijet”…

***

Bashkimi yne kombetare, kulturor ne rradhe te pare, eshte bashkim estradesk dhe per tu qare me vajtojca. Presantimi ndershqiptare eshte bere permes mohuesve te ceshtjes shqiptare dhe ca analisteve dhe opinionisteve te padenje per respekt. Mediumet rriten ndasite, qe te rrisnin shitjet; trajtonin tema te shpifura, te paqena duke vendosur te debatonin te padenjet per respekt.

Ne te tashmen kohe, degradimi ka arritur piken me tragjike dhe neverike. Tabu temat kombetare, vazhdojne te trajtohen nga “opioniste te gjitheditur”, “opinionist te turmave”, protagonist te kotesise, figurante te dijes.

Ne ende nuk njihemi ndervete. Ne nuk njohim vlerat e verteta te njeri tjetrit. Sikur hezitojme te njihemi. “Sikur” jemi komod ne vendet qe kemi zene ne provincat tona.

P.S. Nje here te vetme u bashkuam, ne futboll, dhe shkuam ne Europe…

***

Ne Kosoven e sotme, jane krijuar rregulla te reja jetese, respekti, hierarkije. Te respektuarit kombetar jane te kamurit (qofshin dhe analfabet). Nuk ka te tjere pas tyre. Ka vetem te kamur dhe te respektuar. Eshte (pothuajse) e pamundur te behesh seriozisht i pasur, po qe se nuk hyn ne marreveshje me politikanet…

Ne Kosove kane mbetur vetem dy alternativa, te hysh ne politike ose te largohesh nga vendi. Alternative te trete nuk ka. Dhe rruga me e shkurter per t’u ber i respektuar, eshte te behesh i kamur. Te kamur te ben vetem politika.

***

Kosova eshte nje dashuri imja qe s’me sjelle asgje perpos shqetesimeve. Kosova ka hyre na hyre ne shekullin e dyte te roberise. Kete shekull e karakterizon pushtimi nga vetvetja (Thaci and Co).

Shqiperine mund ta duash edhe pa qene komunist, kishte thene Musine Kokalari. Kosoven mund ta duash edhe pa qene idhtar i Thacit

Kryetari i Kosoves, me deklaratat e tij groteske, duajeni serbin, turkun, romin, malaziasin , maqedonin, me shume se shqiptarin, me ngjane me shume ne kryetarin e BENETTON-it sesa kryetarin e nje shteti te brishte.

Kryetari i Kosoves, u shnderrua nga nacionalist ne kosmopolit per 2.3 sec. Tani me, do filloj te na deftoj (dhe po na defton) se nuk ka qene fare ne UCK. Duhet te kete qene ndonje Hashim tjeter. Duhet te jete identitet i gabuar. Viziton varret e serbeve te rene per konsum nderkombetar. Dergon kerkesa ne Prokurori. Permes vartesve te tij, shane shqiptaret dhe Shqiperine, nderkohe qe atje pritet si Zot, vetem sepse eshte shqiptar. Lartesia e dijes se tij, e detyron te beje veprime te turpshme dhe te pakuptimta. Pakuptimesia e veprimeve te tij vie si pasoje e frikes nga Gjykata Speciale, qe po perpilon listen…

Tani me, qe ka arritur majat e pushtetit dhe mireqenia e tij dhe e famijes se tij ka kapercyer te tera limitet e imagjinates, arrestimi do ta kthente ne figuren me tragjike. Qe te mos humbas pushtetin, mireqenien dhe famen, ai eshte ne gjendje t’a ndaje popullin shqiptar jo ne dysh por ne tresh. Eshte i bindur qe ndarja e kombit e ben kosmopolit, ndersa kosmopilitizmi apriori ia mohon “nominimin” nga Gjykata Speciale. Qendrim i gabuar i nje kryetari te gabuar me gjykim te gabuar…

Hashim Thaci, eshte deftuesi me i mire se si nje njeri mund te shnderrohet nga nje njeri me ideal per kombin dhe vendin, ne shkaterrues te permasave te frikshme per vendin. Hashim Thaci eshte deftuesi me i mire se si nga nje njeri i adhuruar u shnderrua ne nje njeri te urryer nder shqiptare. Smira ne paqe, e demtoi dhe e shkaterroi. Ai nuk eshte i vetem. Ka dhe te tjere te shumte.

Interesi i kombit eshte me i vogel se interesi i individit nga politikberesit e Kosoves. Jemi deshmitar te maskarelleqeve te medha. Te tere qeveritaret tani me jane te rehabilituar. Ata tani kerkojne te tjetersojne te shkuaren qe te jetojne te ardhmen.

***

Kosova perdite e me shume po shnderrohet ne parajse per OJQ-te, opinionistet jo-serioz dhe te ashtuquajturen Shoqeri Civile (me termin e se ciles abuzohet shume). Te tere jane aty (ku jane), per te ushqyer egot e tyre, qe te pasurohen dhe te trajtohen. Te lakohen emrat e tyre ne debatet e shpifura neper rrjetet sociale. Shoqeri per konsum spektaklesh (faza e pare e kapitalizmit).

Dhe nuk kane fare vetedije per peshen qe bart trajtimi i ceshtjeve madhore kombetare. Ta shpif lehtesia e paperballueshme e trajtimit te ceshtjeve madhore kombetare nga “opinionistet” e tejshumte. Sa me e madhe ceshtja trajtuese, aq me i madh behet debati. Dhe egot e tyre ushqehen. Kontot mbushen. Ceshtja kombetare kalon per debatim ne nivele te turmes. Dhe humbet cdo kuptim.

***

Ne jemi deshmitare te poshtrimit te perditshem qe na behet ne menyre sistematike.U desh shume dashuri per ta urryer Kosoven kaq shume. Dhe jane pikerisht kjo kaste politikanesh shkaktaret e ketij konvertimi. Pas-pavaresia, ishte hyrje ne injorance. Ne Kosoven e pavarur, cdo dite frymezohemi per t’u c’frymezuar.

Ne kete vend ku mbreteron depression kolektiv dhe jetohet brenda paqartesive te medha, popullata e te cilit eshte shnderruar ne TV shikues profesionist me orare te plote [24 oresh], disa individ qe quajne veten Kosovare dhe assesi Shqiptare, te konvertuar ne “kosmopolitan”, i jane yshtur Kryeministrit te Shqiperise, duke e kritikuar per marrjen ne mbrojtje te Kosoves ne Serbi. Keta individ kane flirtimet e tyre, kane interest e tyre dhe nuk me bejne fare pershtypje. Ajo qe me beri pershtypje, ishte intervista e Ministrit te Jashtem te Kosoves Enver Hoxha, qe assesi nuk mund ti drejtohem me: Zoteri.

Mjafton qe dikush te filloj nje debat, pastaj ai nuk ka te ndalur. Dhe eshte e kuptueshme kur jeton ne nje vend me popullate te re dhe te papune. Ajo nuk kerkon arsyen. Ajo kerkon temen dhe jo arsyen per te debatuar. Po qe se nuk do te shpifeshin tema per debat, kjo popullesi e mbetur pa ikur, do vdiste.

Keta “kosmopolit” (shqiptar dhe kosmoplit?!!!) kerkojne me ngulm te krijojne nje pershtypje te genjeshtert qe Shqiperia duhet ofenduar sa me shume dhe ne menyre sa me te piste. Dhe po qe se shajne Shiperine dhe shqiptaret, keta kosovare jane “Trendy”, jane “Inn”. Jane qytetar te denje per te jetuar ne Prishtine te Kosoves. Dhe ne kete debat nuk le pa u yshtur edhe Ministri Hoxhaj.

C’marri. C’idiotizem. C’paperkufizim…

***

Legjitimiteti i deklarates se Ministrit te Puneve te Jashtme te Kosoves eshte i frikshem. Ajo deklarate e Ministrit ka legjitimitetin e Kryetarit, sepse nje i tille si Ministri, nuk ka guximin te flas mendim te tijin, edhe nese ka mendim. (Ata qe kane mendim te tyrin nuk gjinden as ne Qeveri dhe as ne Presidence)

Ndersa Ministri u thurr lavde te tere politikaneve boterore sa here qe shqiptojne fjalen Kosove, ne menyren me te peshtire sulmon Kryeministrin Shqiptar, pse ka marre Kosoven nen mbrojtje. Deklarate acidike. Acid krahinor. Tamam filozofi e pjelle ne shtepi.

Eshte Ministri Hoxhaj dhe soji i tij qe e mbajne te gjalle dhe e bejne te vlefshme ende thenien: “Armiku me i madh i shqiptarit eshte vet shqiptari”. Ministri i Puneve te Jashtme, ben politike te brendshme duke na moralizuar e duke na deftuar  mendime ” fisnore” mbi suksesin qe do te na sillte zhberja nga identiteti tradicional e kombetar. Zhberjen kombetare e ka shnderruar ne detyre shtepie. E gjithe kjo qasje e gabuar. I gjithe ky servilizem nderkombetar. Ministeri mbron marrine me devotshmeri. Mentaliteti yt eshte i frikshem. Paskemi qene te nemur te udhehiqemi nga te tille lider. C’paskemi keqtrajtuar

Deshtimi yt i perhershem dhe i sukseshem nuk te pengon as kur nuk arrine te bindesh asnje shtet qe ta njoh Kosoven e pavarur, por te pengon marrja nen mbrojtje e Kosoves ne Serbi nga Kryeministri Shqiptar. Ytzot Hashimi dhe ti, jeni Ministrat e Puneve te Jashtme me te denje per jorespekt. Fabulista fshati e Ministra te Puneve te Jashtme. Absurdi ne Kosove shtrirje te gjere.

***

Kosova ka perparuar aq shume nga puna juaj, sa qe e keni ber vend te mundesive te pafundme. Nuk eshte me Amerika vend i mundesive. Eshte Kosova vend i mundesive te medha. Eshte Kosova vendi ku ky soj (Enver Hoshaj me bashkemendimtar), mund te behen ministra (te cdo qeverie), por mbi te gjitha mund te behen profesor universitar, pavaresisht nivelit. Mediokritet kane gjetur parajsen ne Kosove. Ikja nga Kosova eshte alternativa e vetme per njerezit e ditur. Sepse ata, jane te rrezikuarit e perhershem.

Qytetare te Kosoves, ikja nga Kosova eshte gabim. Vetem ne Kosove mund te beheni minister, profesor, diplomat, i kamur, ne cdo kohe, perderisa e plotesoni kerkesen e vetme; t’i perkisni nje partie politike dhe te deshmoni fanatizem…

Qytetare te Kosoves, vetem ne Kosove mund te nderroni identitetin tuaj. Jashte serish do t’ju quajne shqiptare.

***

Mjerimi i filozofise dhe filozofia e mjerimit

Konvertimi nga shqiptar ne kosmopolit nuk ju bene me qytare, ju bene shume me primitiv se c’jeni. Perkundrazi. Ju shton dozen e primitivizmit.

Me vjen shume keq per Ju qe keni problem me qenesine tuaj. Nje dite fondet do te shterren dhe ju do te konvertoheni serish ne shqiptar. Deri atehere, shijojini fondet. Jeta eshte e shkurter. Turpi eshte i perjetshem.

Per fund, po e mbyll me nje epilog nga nje shkrim timin te kahmotshem te titulluar “Shqiptar, adresa ime e perjetshme”.

…Unë jam shqiptar. Gjuha ime është gjuha shqipe. Atdheu im quhet Shqipëri. Jetoj në pjesën veriore të Shqipërisë, që quhet Kosovë. Në jetën time, në vazhdimësi kam pasur mungesë të identitetit kombëtar.

Përsëri kam mungesë identiteti. Vazhdimisht kam kërkuar të quhem shqiptar e jam quajtur ndryshe. Unë vazhdoj të jem shqiptar, dhe si i tillë kam vetëm një atdhe – Shqipërinë. Kërkoj ndjesë nga realiteti, por, nuk pranoj të më quajnë ndryshe, përpos shqiptar. Askush nuk mund të më detyrojë të ndërroj identitet, të quhem ndryshe, të ndihem ndryshe e as të flas ndryshe. As të pranoj atdhe ndryshe.

 Atdheu im quhet Shqipëri, unë flas shqip e quhem shqiptar dhe kjo është adresa ime e përjetshme.

 Arben I. Kastrati

SHKARKO APP