Albi Nako: Jam gjithçka për Klaudian, dhe ajo për mua

Bashkëshorti i Klaudia Pepas, Albi Nako, në një intervistë për të përjavshmen italiane, Di Piu, dhe ka zbuluar disa “sekrete” të historisë së tij të dashurisë me Klaudian.

Albi Nako është 12 vjet më i madh se Klaudia dhe thotë se e ka njohur që kur ajo ishte 5 vjeç, kur ishte regjistruar në shkollën e baletit të babait të Albit.

-“Mirë e njoha kur ishte 15 vjeç dhe studionte në Akademinë e Tiranës. Kishte hyrë 9 vjeç pasi u pranua në tentativën e dytë. Më pas ajo mori pjesë tek ‘Gjeniu i Vogël’, një program televiziv ku marrin pjesë fëmijë që këndojnë e kërvejnë”.

Më pas Klaudia filloi të punonte me Albin, i cili ishte një koreograf i famshëm në TV Klan, dhe dalëngadalë mes të dyve lindi shkëndija. Në fillim ishin vetëm kolegë pune, por më vonë raporti i tyre u shndërrua në dashuri. Martesa e tyre u bë në transmetim të  drejpërdrejtë në TV Klan.

Përsa i përket planeve të së ardhmes, Nako thotë se “tani është shumë shpejt për të bërë plane për jetën, por e ndjej që jeta e Klaudias është në Itali, e si rrjedhojë edhe e imja. I kam mësuar çdo gjë Klaudias, për jetën dhe për kërcimin”.

Duket se Klaudia dhe Albi janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin. Koreografi e mbyll intervistën me një deklaratë shumë të bukur: “Jemi të dashuruar, unë jam  gjithçka për të, dhe ajo është gjithçka për mua”.

Klaudia Pepa, 23 vjeç, është aktualisht balerinë në emisionin italian Amici, të drejtuar nga Maria de Filipi

SHKARKO APP