Albin Kurti jo pjesë e tubimit të UÇK-së! Ja si e komenton ministri i Mbrojtjes
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka komentuar mospjesëmarrjen e kryeministrit Albin Kurti dhe Vetëvendosjes në tubimin e organizuar në Tiranë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
Ai tha protesta është më shumë një mesazh simbolik për bashkësinë ndërkombëtare, por nuk mjafton për të sjellë ndryshim real. ”Nuk është një protestë që e bën ndryshimin. Duhet përpjekje e përditshme. Mbrojtja e luftës së drejtë të UÇK-së bëhet me diplomaci, jo vetëm në sheshe”, theksoi ai.
Maqedonci shtoi se qysh nga dita e miratimit të Gjykatës Speciale, është vërejtur një qasje e njëanshme, e cila ka sjellë pasoja të drejtpërdrejta për ish-komandantët e UÇK-së që ndodhen në Hagë. Për të Kurti ka ngritur vazhdimisht këtë çështje në takimet me liderë botërorë, duke e quajtur gjykatën ”të padrejtë dhe dënim për luftën çlirimtare”.
Nga ana tjetër ministri pranoi se lobimi diplomatik nuk ka qenë i mjaftueshëm, duke theksuar nevojën për një angazhim afatgjatë dhe të pandërprerë për të mbrojtur historinë dhe drejtësinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
KOHA JONË SONDAZH

