ALBtelecom Fan Zone kthen sheshet e qyteteve në “mini-stadiume” për fansat e Kombëtares

Edhe këtë verë ALBtelecom zgjedh të jetë pranë abonentëve, sidomos fansave të sportit, duke i mundësuar një hapësirë të veçantë siç është “ALBtelecom Fan Zone”. Nga data 10 Qershor, ALBtelecom ka ngritur “mini-stadiume” në disa qendra qytetesh, për të ndjekur ndeshjet në një shoqëri të mirë si edhe për t’u argëtuar me të gjithë familjen. Një kalendar i pasur me aktivitete të shumta do ta kthejë muajin e Kampionatit Evropian në një festë të madhe, ku emocionet për ekipin e Kombëtares do të ndërlidhen me atmosferën e ndezur nga bandat muzikore, personazhet e ftuar, lojërat për çdo moshë, të cilat do të ofrojnë shumë dhurata, etj.

Sheshet ku mund të gjeni ALBtelecom Fan Zone nga data 10 Qershor-10 Korrik janë:

Në Tiranë tek Pedonalja, Xhamlliku dhe në kombinat te sheshi Garibaldi (stacioni i autobusëve). Në Fier dhe Shkodër tek pedonalet përkatëse dhe në Vlorë tek sheshi para stadiumit.

Ju mund të ndiqni edhe faqen e Facebooktë ALBtelecom nëpërmjet aplikacionit #ALBtelecomFanZone.

Ju presim të gjithëve me fëmijët e familjet në ALBtelecom Fan Zone për t”ju bashkuar festës dhe përjetuar së bashku emocionet e këtij kampionati të veçantë!

SHKARKO APP