ALBtelecom prezanton projektin “Liderët e së Ardhmes”

Ja një mundësi për të fituar një pozicion pune në një mjedis profesional. Kompania ALBtelecom ka themeluar programin “Liderët e së Ardhmes”,  i dedikuar për studentët e sapodiplomuar me rezultate të larta, ku do të ofrohet një formim cilësor dhe i gjithanshëm, duke përfituar nga eksperienca e vlefshme kundrejt pagesës!

Kushdo mund të bëhet pjesë e kompanisë më të madhe të telekomunikacionit në Shqipëri.

Programi do të shtrihet në një periudhë 6-mujore, 8 orë në javë, pranë zyrave qendrore të ALBtelecom, pranë skuadrave të Shitjes dhe të Marketingut.

Të mos harrojmë se ALBtelecom është jo vetëm kompania më e madhe e telekomunikacionit në Shqipëri, por edhe e vetmja që ofron gamën më të gjerë të shërbimeve nën konceptin “One Stop Shop”, ku përdoruesit mund të gjejnë shërbimet fikse dhe celulare: internet, ALBwifi dhe WiFi në zonat publike, televizion, shërbime Cloud etj.

Kush mund të përfitojë nga kjo mundësi?

Studentët e vitit të 3-të dhe studentët që po vazhdojnë studimet Master mund të bëhen pjesë e këtij programi.

Degët e preferuara janë:

 Ekonomik

  • Gazetari

Çfarë do të përfitohet?

  • Një pozicion pune;
  • Zgjerim njohurish;
  • Mundësi karriere;

Të gjitha këto kundrejt një pagese.

 Procedura e aplikimit: Aplikimi bëhet online nëpërmjet www.albtelecom.al ose duke dërguar një CV në formatit evropian, në adresën: hr@albtelecom.al.

Ndërsa Afati i aplikimeve është deri më 30 Qershor 2016.

SHKARKO APP