Albumi “Muzikë për macet” në vend të parë të klasifikimeve

Universal Music ka publikuar “Muzikë për Macet”, të parën marrëveshje muzikore që targeton kafshët dhe jo njerëzit. E përbërë nga 5 kompozime dedikuar maceve, ky koleksion unik tingujsh dhe muzikës klasike u publikua më 14 tetor. Edhe pse është alergjik ndaj kafshëve, kompozitori David Teie, një violinçelist nga Orkestra Simfonike Kombëtare Amerikane, vizitoi një kafene për macet në Londër, për të luajtur muzikë për kafshët shtëpiake. Ai tha se krijoi teorinë e tij, duke parë si muzika e kompozuar për kafshët, ndikonte mib emocionet njerëzore.

“E gjitha filloi me teorinë si muzika ndikon emocionet njerëzore. M’u desh disa vite për kompozimin. Pyeta veten mbi çdo element; ‘pse kjo do të ndikonte emocionet njerëzore?’ dhe erdha në një teroi, pasi kisha përgjigje të kënaqshme dhe çdo teori e mirë provohet kështu që testi i parë ishte për majmunët tamarinë, sepse nëse kisha të drejtë për këtërecetë, duhet të iishte i aftë të shkruaja muzikë edhe për specie të tjera. Kjo rezultoi të ishte efektive dhe vendosa të shkruaja mbi diçka një njerëzit e kishin, kështu që macet ishin zgjedhja e parë.”

Shkenca e “Muzikë për Macet” bazohet në teorinë e Teie se çdo specie gjitare ka një përgjigje intuitive biologjike ndaj tingujve, e pranishme që në fazat e hershme të zhvillimit. Për familjen e maces kjo mund të përfshijë gërrhimat e maceve, tinguj të cilët Teie i rikrijon në muzikën e tij. Ai shpreson se kjo muzikë do të përdoret në të ardhmen për të pasuruar jetën e kafshëve në robëri.

“Kemi shumë specie me të cilat ne ndajmë një dhomë katrore. Do të doja të kisha zbukurime për to por nuk munda kështu që vendoja të bëja muzikë. Po përpiqemi ta çojmë muzikën drejt botës së kafshëve.”

Kompozitori shtoi se ai është i kënaqur me rezultatin që muzika e tij ka patur tek macet dhe pronarët e tyre.

“Në fakt, jam i kënaqur sa i përket kompozimit të disa pjesëve muzikore. Shumë pronarë macesh më kanë thënë se i duket e kënaqshme edhe vetë atyre, kështu që është një eksperiencë që ndahet mes maceve dhe pronarëve të tyre.”

Përgjigja njerëzore ndaj këtij albumi, e çoi atë në krye të Klasifikimit Muzikor të Muzikës Klasike në iTunes.

SHKARKO APP