Aleati i Bashës: Rama po bën hapa para, ta përshëndesim….

Nard Ndoka 9 vite më parë, në vitin 2008 ishte përkrah Ilir Metës në një grevë urie të paprecedentë brenda sallës së seancave parlamentare, kundër ndryshimeve kushtetuese të ndërmarra në atë kohë, pas një marrëveshje Berisha-Rama.

Por sot si aleati i Lulzim Bashës, kreu i demokristianëve, Nard Ndoka ka dalë kundër ish-mikut të tij që po bën fushatë kundër marrëveshjes Rama-Basha dhe shkruan, se zgjedhja e Ilir Metës si President ishte edhe mëkati i fundit, i Republikës së vjetër.

Në një status në faqen e tij në Facebook, Ndoka thotë se në këto ditë fushate, Basha po ngrihet në lartësinë ligjore të kauzës së tij, Rama duhet përshëndetur për hapat që ka bërë, ndërsa Meta po bën hapa pas.

Postimi i plotë i Nard Ndokës:

Zgjedhja e Ilir Metës President i Republikës-mëkati i fundit i republikës së vjetër!

Zgjedhja e Presidentit sipas Kushtetutës kalon në tre faza:

E para, një fushatë paraprake që fillon me shpalljen e kandidatëve në garë, fazë të cilën nuk e patëm fare!

E dyta, vazhdon me raundet për votim në Kuvend, të cilën nuk e patëm si mundësi në disa raunde.

E treta, fokusohet në një periudhë tranzitore maturimi deri më 24 korrik të momentit të betimit në Kuvend; fazë që po vihet në pikëpyetje të madhe, nëse do ta kemi!

Pra, zgjedhja e Presidentit ka kaluar dhe po kalon një periudhe të errët institucionale, morale dhe legjitime. Periudha tranzitore e maturimit është kthyer nga Presidenti i votuar në Kuvend në një hendek të madh, për arsyen e përfshirjes së Presidentit të votuar në fushatën elektorale të ish-partisë së tij dhe akoma më e rëndë përfshirja në debatet politike dhe dekleratat provakotive, që cenojnë rëndë datën 24 korrik; si dita e maturimit të Presidentit të zgjedhur për t’u çertifikuar si President Kushtetues.

A do betohet Meta përballë një Kuvendi me deputetë të republikes së vjeter, apo do presë Kuvendin e ri me shumicë parlamentare të LSI-së?!

Këtë nuk mundem ta them sot, por as mundem të deklaroj nëse mund të jem në Kuvend më 24 korrik! Tranzicioni nga republika e vjeter tek Republika e Re kërkon vemendje dhe përgjegjesi të madhe. Ky proçes bëhet akoma më i komplikuar për faktin se Edi Rama është bërë me gjasa pjesë e këtij tranzicioni!

Unë shpresoj dhe dua të besoj se, Republika e Re do vendosë shumë standarde të reja për të gjithë; standarde ligjore, kushtetuese dhe morale. Gjykoj që standardet morale do të jenë një pengesë e fortë për Ilir Meten dhe shumë të tjerë në këtë periudhë tranzitore të ‘artë’!

‘Gongu’ ka rënë për të gjithë, themeluesi i Republikës se Re, Lulzim Basha, po ngrihet çdo ditë e me tepër në lartësinë ligjore dhe morale të misionit dhe kauzës së tij; Edi Rama ka bërë një hap qe duhet përshëndetur; Ilir Meta ka mbetur në vendnumëro dhe mesa duken gjasat do vazhdojë të bëje hapa mbrapa!

Nëse nuk betohet më 24 korrik, nuk bëhet kurrë President, por parlamenti i ri në shtator zgjedh një tjetër.

Për ne të tjerët ky tranzicion është me i lehtë moralisht dhe psikoligjikisht!

Urime Republikës se Re!

SHKARKO APP